Përditësuar me: Gusht 2026
Platforma: SigurimUdhetimi.com
Kontakt: support@sigurimudhetimi.com
- Përgjithësi dhe Pranimi i Termave Mirësevini në SigurimUdhetimi.com. Duke qasur, shfletuar, përdorur llogaritësin tonë të çmimeve apo përfunduar një kërkesë për blerjen e sigurimit shëndetësor në udhëtim, ju pranonit plotësisht dhe pa rezerva këto Kushte të Përgjithshme të Përdorimit (“Termat”). Nëse nuk pajtoheni me ndonjë nga këto kushte, ju lutemi të ndërprisni përdorimin e kësaj platforme.
- Natyra e Shërbimit (Platformë Krahasuese dhe Ndërmjetësuese) SigurimUdhetimi.com vepron si një platformë digjitale krahasuese dhe ndërmjetësuese e certifikuar për sigurimet e shëndetit në udhëtim. Ne mbledhim dhe krahasojmë në kohë reale tarifat zyrtare, mbulimet dhe franshizat nga kompanitë e licencuara të sigurimeve në Republikën e Kosovës nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), përfshirë por pa u kufizuar në: Sigal Uniqa Group Austria, Scardian, Illyria (Sava Re Group), Prisig, EuroSig, dhe Sigma Interalbanian VIG.
Kontrata e sigurimit dhe polica përfundimtare lidhen drejtpërdrejt midis Përdoruesit (Të Siguruarit) dhe Kompanisë Përgjegjëse të Sigurimit.
- Saktësia e Të Dhënave të Përdoruesit Përdoruesi mban përgjegjësi të plotë ligjore për saktësinë e të dhënave të vendosura gjatë formuluarit të blerjes, përfshirë Emrin, Mbiemrin, Datën e Lindjes, Numrin Personal / Pasaportës, Email-in dhe Numrin e Telefonit.
Kujdes: Vendosja e të dhënave të pasakta apo deklarimi i rremë i moshës mund të shkaktojë pavlefshmërinë e policës gjatë aplikimit për vizë apo refuzimin e mbulimit mjekësor nga kompania e sigurimeve në rast emergjence jashtë vendit.
- Blerja, Lëshimi dhe Dërgimi i Polica-ve Digjitale
- Pas plotësimit të formuluarit, polica zyrtare dërgohet me kod unik QR verifikues në format PDF në adresën e email-it dhe në numrin e WhatsApp-it të deklaruar nga përdoruesi.
- Sigurimi duhet të blihet domosdoshmërisht para se të dilni nga territori i Republikës së Kosovës. Vlefshmëria fillon me kalimin fizik të kufirit apo sipas datës së shënuar në policë. Blerja e policës kur udhëtari ndodhet tashmë jashtë Kosovës është e ndaluar dhe konsiderohet e pavlefshme.
- Franshiza, Limitet dhe Përjashtimet e Mbulimit Çdo polici sigurimi i nënshtrohet Kushteve të Përgjithshme të kompanisë perkatëse emetuese:
- Mbulimi Minimal: Të gjitha policat për Zonën Schengen mbulojnë të paktën €30,000 për shpenzime akute mjekësore dhe riatdhesim.
- Franshiza (Pjesëmarrja në dëm): Përdoruesi njoftohet në mënyrë transparente në SigurimUdhetimi.com mbi franshizën e zbatuar nga secila kompani (nga 0% deri në €200 flat).
- Përjashtimet Standarde: Polica nuk mbulon sëmundjet kronike para-ekzistuese (përveç klauzolave speciale me goodwill), trajtimet elektive apo kozmetike, sportet ekstreme pa shtojcë, çrregullimet mendore, shtatzëninë rutinë, apo ngjarjet e ndodhura nën ndikimin e alkoolit apo substancave të ndaluara.
- Procedura në Rast Emergjence Mjekësore (Asistenca 24/7) Në rast sëmundjeje apo aksidenti urgjent jashtë vendit, i siguruari është i obliguar të kontaktojë Qendrën e Alarmit / Asistencës 24/7 të shënuar në faqen e parë të policës (si CORIS, TBS Team 24, SIGAL Alarm, SOS Evasan) brenda afatit ligjor prej 24 deri 48 orësh para se të kryejë pagesa personale spitalore. Mosnjoftimi mund të kufizojë apo refuzojë dëmshpërblimin.
- Anulimi dhe Rimbursimi Anulimi i policës së sigurimit lejohet vetëm para fillimit të afatit të vlefshmërisë (para datës së udhëtimit) dhe para se përdoruesi të ketë kaluar kufirin e Kosovës. Pas fillimit të periudhës së sigurimit apo hyrjes në territor të huaj, premium i paguar është i nerimbursueshëm.
- Mbrojtja e Të Dhënave Personale (Privatësia) SigurimUdhetimi.com zbaton standardet më të larta të privatësisë në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e Të Dhënave Personale. Të dhënat tuaja mblidhen vetëm për qëllim të procedimit të policës së sigurimit dhe komunikimit të shërbimit, dhe nuk i shiten apo transferohen palëve të treta jashtë procesit të sigurimit.
- Kufizimi i Përgjegjësisë SigurimUdhetimi.com përpiqet të mbajë informacionin e tarifave 100% të saktë dhe të përditësuar. Megjithatë, ne nuk mbajmë përgjegjësi për vendimet e marra nga qendrat mjekësore jashtë vendit, vendimet konsullore/ambasadave për vizat, apo për refuzimin e dëmeve nga kompania emetuese si pasojë e mosrespektimit të Kushteve të Përgjithshme nga ana e të siguruarit.
- E Drejta Zbatuese dhe Juridiksioni Këto Kushte të Përgjithshme rregullohen dhe interpretohen në përputhje me ligjet e Republikës së Kosovës. Çdo kontest që mund të rrjedhë nga përdorimi i kësaj platforme i nënshtrohet juridiksionit ekskluziv të Gjygjit Kompetent në Prishtinë.
- Kontaktet dhe Pyetjet Për çdo pyetje, sqarim apo kërkesë lidhur me këto Kushte të Përdorimit, mund të na kontaktoni drejtpërdrejt në: Email: support@sigurimudhetimi.com Uebfaqja: SigurimUdhetimi.com
